Flash News

KRYESORE

U njoh me bashkëshortin e ndjerë që në moshën 12-vjeçare, Celine Dion tregon nëse është në kërkim të një dashurie të re

4 vite më parë, Celine Dion humbi bashkëshortin e saj pas një beteje të gjatë me kancerin. Ajo e ka njohur bashkëshortin e ndjerë Rene Angeli, qëkur ishte 12-vjeçe dhe kanë qenë për më shumë se 20 vite të martuar.

Dashuria e tyre ka qenë shumë e fortë dhe pasionante deri në ditët e fundit të Renesë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Së fundmi, në një intervistë për “Watch What Happens Live with Andy Cohen”, këngëtarja ka treguar nëse do të ketë një dashuri të re në jetën e saj dhe nëse do të martohet sërish:

 “Tani nuk kam një të dashur. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të gjej dikë në jetën time. Nëse do e gjeja do të ishte shumë mirë. Nëse nuk do e gjeja do të ishte shumë mirë, sepse unë vazhdoj të jem e dashuruar. Unë kam jetuar gjithë jetën me Rene, ai është akoma brenda meje. Unë e shoh atë çdo ditë në sytë e fëmijëve të mi. Jam shumë e apasionuar me jetën dhe ndihem me fat që kam tre fëmijë. Por do të jem e hapur nëse ndodh. Tani nuk po kërkoj gjë. Mendoj se është diçka që ndodh, vjen dhe ti e ndjen.”

Të fundit