Flash News

KRYESORE

U njohën në Akademinë Ushtarake, dy pilotët gay martohen para kolegëve (FOTOT)

Dy kapitenë ushtarakë të cilët u njohën në akademinë usharake janë martuar para kolegëve të tyre në New York. Pilotët e helikopterëve Apache Daniel Hall, 30 vjeç dhe Vincent Franchino, 26 vjeç u takuan në vitin 2009, kur Franchino ishte më i madh dhe duhet të mësonte Hall në akademinë e shërbimit.

Në atë kohë u themelua ligji 'Mos pyet, mos trego' për të ndaluar diskriminimin dhe ngacmimin e personelit të komunitetit LGBTI, por gjithashtu ndalonte që njerëzit e shërbimit ushtarak të dilnin hapur si homoseksualë apo biseksualë.

"Ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë për ne," - tha kapiteni në dasmën e 13 janarit për 'The Times'.

Mirëpo ligji u rrëzua në vitin 2011 dhe çifti e shprehu publikisht lidhjen e tyre. Dyshja shprehen të lumtur që kanë përballuar abuzimet verbale dhe që u martuan.

Të fundit