Flash News

KRYESORE

U nxorr i vdekur nga rrënojat e urës Morandi, nëna e Marios Djerrit postim prekës në rrjetet sociale

U nxorr i vdekur nga rrënojat e urës Morandi, nëna e Marios

Marios Djerra vetëm 22 vjeç u shua nën rrënojat e urës “Morandi” në Genova të Italisë. Një ndër dy shqiptarët e konfirmuar zyrtarisht deri tani mes viktimave është edhe Marios Djerra, i cili u gjend në vendin dhe kohën e gabuar mbi pjesën e shembur të urës.

Nëna e Marios, Valdete Djerra ka ndryshuar pak orë më parë foton e profilit të saj në rrjetet sociale, bashkë me fjongon e zezë që simbolizon humbjen e një personi.

Nuk ka preferuar të komentojë me fjalë, por ka postuar vetëm një foto të saj, ndërsa puth në faqe të birin, që humbi një ditë më parë.

Miqtë dhe të afërmit e familjes kanë përcjellë virtualisht ngushëllime për humbjen e Marios. Familja shqiptare ishte nga Shijaku dhe jetonte prej vitesh në Itali.

Të fundit