Flash News

KRYESORE

U nxorri foton në Zvicër, Zagani dhe Nuhu i përgjigjën Artan Hoxhës: Shite informatorin për 3 mijë euro dhe e vrave

Ish-oficeri i Policisë Dritan Zagani dhe ish-nënkomisari i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu i janë përgjigjur ‘flakë për flakë’ gazetarit Artan Hoxha.

Ky i fundit publikoi së fundmi foto ku shfaqej Dritan Zagani bashkë me Emiljano Nuhun, ndërsa kometonte se ish-oficeri po e ndihmonte për të përfituar azil në Zvicër.

Reagimi i Nuhut:  

Artan Hoxha, unë të njoh shumë mirë cfarë ke bërë! U bëre i famshëm si gazetar, dhe këtë famë po e përdore për të mbrojtur Grupet Kriminale duke përfituar prej tyre. Do të kujtoj një histori të vogël, (A të kujtohet sa e shite informatorin Landin e Mirasit tek grupi kriminal që kultivonte kanabis në rrethin e korçës,) do të jap prova që ti ja bleve informacionin Landit të Mirasit për 3000 euro dhe e vravë duke e shitur tek Grupi Kriminal). Mos më ngatro me politikën unë jam oficer karriere, po tregoj një ngjarje të vërtetë, që ti e di shumë mirë si ka ndodhur por nuk e pranon dot të vërtetën.

Reagimi i Zaganit

“Çoç tëe dija..por paske qenëe i vogëel fare o trim. Neëse deri tani isha i zhgeënjyer nga ti si shëerbetor i Antonjeteës dhe Taotaos…mësoje ish mik se tani në cast jam thjesht i neveritur nga ti…duro se do dalë mëngjesi të bisedojmë gjerë e gjatë.

Flet për herë të parë Rrahman Rraja pas dëshmisë së Emiljano Nuhut: Djali ka patur probleme me vajzën që para dy vitesh

 Taulant Basha vs Zagani-Nuhu; gjuha e njëjtë që kreu i Grupit të PS përdor për të sulmuar zyrtarët e policisë

Të fundit