Flash News

KRYESORE

U padit nga i kërkuari Agron Xhafaj, reagon Ervin Salianji: Dyqan 24 orësh është prokuroria?!

U padit nga i kërkuari Agron Xhafaj, reagon Ervin Salianji: Dyqan 24

Sot në mbrëmje, Agron Xhafaj ka kallëzuar penalisht tre eksponentë të Partisë Demokratike, të cilët publikuan një audio-përgjim gjatë një bisedë për trafikimin e lëndëve narkotike. I menjëhershëm është reagimi i deputetit Salianji, i cili thekson për Politiko.al se është tmerr dhe shëmti se si mbrohet në publik një njeri i dënuar me 7 vjet e 2 muaj.

“Agron Xhafa paska depozituar kallëzim penal në orën 22:30! Dyqan 24 orësh është prokuroria?! Pse i duhet 13 orë të reagojë dikush qe është i prekur? Pse nuk e thotë direkt qe nuk jam unë!!! Tmerr dhe shëmti se si mbrohet në publik një njeri i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg dhe detyrohen te prodhojnë edhe ketë lajmin vetëm për argument vetëm pasi u tha neper studio qe pse nuk ka reaguar vete ai!”, u shpreh Salianji.

Agron Xhafaj vjen në Tiranë, padinë ndaj tre demokratëve ia dorëzoi kryeprokurorit

I shpallur në kërkim në Itali, Agron Xhafaj hyn në Prokurori, kallëzon tre demokratët dhe largohet i qetë

Të fundit