Flash News

KRYESORE

U padit për përfshirje në fushatë, reagon Drejtori i Drejtorisë Arsimore Lezhë:

U padit për përfshirje në fushatë, reagon Drejtori i

Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë, Bardhok Pula ka reaguar pas padisë së Ministrisë së Arsimit për përfshirje në fushatë.

Pulaj mohon në mënyrë kategorike akuzat e MAS dhe deklaron se nuk ka marrë pjesë në asnjë veprimtari politike që nga dalja e urdhrit.

Statusi i Pulajt:

"Nuk kisha menduar kurre qe per punen qe bej me pasion e ndershmeri, vetem ne respekt te ligjit, te kallezohem penalisht nga eproja ime qe vetem njehere i kam dhene doren dhe nuk kam komunikuar kurre per asgje per punen time si drejtor i DAR Lezhe apo per angazhimin tim politik. Une i njoh dhe respektoj mire ligjet dhe urdherat e ketij shteti. Nje nga arritjet e medha te kesaj qeverie dhe ministres Nikolla eshte depolitizimi i arsimit dhe kjo eshte bere me se miri dhe nga Dar Lezhe qe une drejtoj prej tre vitesh e gjysme. Ne asnje rast nuk kam marre pjese ne asnje veprimtari politike qe nga dalja e urdherit, megjithese jam qytetar i lire i ketij vendi dhe socialist njekohesisht. Kjo s me pengon ti sherbej me ndershmeri e profesionalizem misionit per respekt ndaj mesueseve dhe dijes se nxenesve.

Thjeshte me vjen keq qe emri im doli ne media dhe e mora vesh prej tyre.

Misioni vazhdon. Respekte".

Katër drejtorë arsimore në rrethe u kalzuan në prokurori pasi akuzohen se janë përfshirë në fushatë, në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave.

Kallëzimi është bërë nga ministria e Arsimit dhe Sportit, e cila thotë se “mbi bazën e informacioneve të mbledhura ka evidentuar raste të pjesëmarrjes të punonjësve në pozicione drejtuese të cilët në kundërshtim me ligjin, janë angazhuar në aktivitete të fushatën zgjedhore në kundërshtim më përcaktimet ligjorë.”

-Përgjegjësi i Zyrës Arsimore Librazhd, znj. Fatbardha Qatja

-Përgjegjësi i Zyrës Arsimore Gramsh, z. Xhevit Dyrmishi

-Përgjegjësi i Zyrës Arsimore Bulqizë, znj. Bedrie Manjani

-Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë, z. Bardhok Pula 

 

Të fundit