Flash News

KRYESORE

U padit për shpifje nga Rama, reagon Tabaku: Beteja vazhdon në Gjykatën e Apelit

Jorida Tabaku ka reaguar pas padisë së ngritur ndaj saj nga kryeministri Edi Rama, lidhur me një postim të Tabakut në rrjetet sociale me titull ‘Kumarxhinjtë e politikës!’.

Gjykata e ka dënuar Tabakun me gjobë prej 300 mijë lekësh të rinj.

“Kryeministri më akuzoi në gjykatë se unë gënjej kur them dhe shkruaj që qeveria është e korruptuar. Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, progres-raporti i Komisionit Europian, raporti i OKB, raporti i Transparency International thonë qartazi se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri.

Fatkeqesisht, gjyqtarja zgjodhi të besojë Kryeministrin dhe jo DASH, Komisionin Europian, OKB dhe Transparency International. Më dënoi sepse thashë atë çfarë do shqiptar e di: korrupsioni është aq i madh sa Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon”-nënvizon Tabaku.

Të fundit