Flash News

KRYESORE

U paraqit me platformën e kandidatit të skualifikuar, kush është anëtari i KLP nga shoqëria civile

Alfred Balla është anëtari i KLP, i zgjedhur nga shoqëria civile, i cili është paraqitur me platformën e një kandidati të skualifikuar në fazat e mëparshme. Kështu ka deklaruar Gazmend Bardhi në një deklaratë për median. 

“Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë është përzgjedhur Alfred Balla. Nga dokumenti i sjellë nga ONM është konstatuar nga SHBA dhe BE që ky kandidat nuk plotëson kriteret ligjore nuk është i angazhuar në pesë vitet e fundit në Shoqërinë Civile.

 Sipas ONM-së platforma e paraqitur nga ky kandidat është plagjiaturë e një platforme të një kandidati tjetër të skualifikuar në fazat e mëparshme. Për këtë arsye OMB kërkon që të mos jetë pjesë e anëtarëve të këshillit. Faktet e sotme janë provë e qartë se si mazhoranca ka emëruar kandidatë që deligjitimojnë anëtarë të këshillit të lartë gjyqësor dhe atij të prokurorisë”, u shpreh Gazmend Bardhi në një deklaratë për median. 

Të fundit