Flash News

KRYESORE

U paraqit me tuta në skenën e “Kënga magjike”, sqaron këngëtarja: Kastro Zizo ishte arsyeja

U paraqit me tuta në skenën e “Kënga magjike”, sqaron

Jemi mësuar që Kastro Zizo të na prezantohet gjithmonë më këngë me tematik të veçantë në llojin e vet.  Por këtë herë Kastro ka zgjedhur të vij ndryshe, me një duet dhe me një temë që prek një realitet të dhimbshëm në Shqipëri. Kënga quhet “Pa faj” dhe flet për babain e penduar për vajzën. Për ta përçuar sa më mirë këtë mesazh, Kasto ka zgjedhur të bashkëpunoi me 17 vjeçaren Rea Nuhu.

Por ajo që të bën përshtypje ishte veshja e Reas, ajo doli në skenë shumë sportive, me një palë tuta, bluzë të thjeshtë dhe një palë atlete. Veshja e saj padyshim që tërhoqi vëmendje por askush nuk e dinte arsyen pse ajo bëri ata paraqitje.

E ftuar në “Jo vetëm modë” Rea deklaroi se ajo ishte një veshje e rastësishme.

“Veshja ime në prezantimin e këngës ka qenë rastësi. Atë ditë që ishim tek “E diela shqiptare”, kisha veshur një fustan, por duke parë që Kastro ishte shumë ‘caual’, ishte veshur si baba trendy siç është në jetën e përditshme dhe unë kisha veshur një fustan klasik, bëmë një provë dhe nuk shkonim dhe vesha rrobat e provës. Por, isha vetja me ato rroba”, tha ajo.

 

Të fundit