Flash News

KRYESORE

"U përballa si qytetar, jo si vemjet e tjera!"; I revoltuar pas procesit, paralajmëron Tahiri: Ka shumë emra që duhet të dalin para drejtësisë

"U përballa si qytetar, jo si vemjet e tjera!"; I revoltuar pas

Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri në një prononcim për mediat ka folur i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës për t’i zvarritur më tej gjërat. Duke e cilësuar vendimin padrejtësi, Tahiri thekson se është i pafajshëm dhe se po lufton si qytetarë për t’i shkuar deri në fund këtij procesi.

Referuar kërkesës së ndërkombëtarëve për tu bërë palë e këtij procesi, Tahiri shprehet se ata janë të mirëpritur. Ish-ministri i brendshëm, po ashtu, ka paralajmëruar se nëse situata vijon kështu (procesi tejzgjatjet në kohë), nuk ka më në plan të vijoj një proces gjyqësor të shkurtuar, por do t’i kthehet procesit normal me prova, fakte dhe dëshmitar.

Pjesë nga fjala:

Gazetarët: A besoni tek drejtësia e re? Mendoni se drejtësia e re do ta gjykojë më mirë këtë çështje?

Tahiri: Të njëjtët që ishin në vetting janë. S’kam asnjë opinion për këtë çështje. Mua më intereson drejtësia. Kam luftuar, ndonëse kam bërë edhe gabime. U jap të drejtë të gjithë atyre që më gjykojnë, por ju garantoj që s’kam bërë asnjë faj. Kam kusuret e mija në politik, por kurrë nuk kam bërë asnjë faji.

Gazetarët: Ka javlejtur heqja dorë nga politika për tu përballur me procesin?

Tahiri: Ika edhe nga deputetlliku vetëm për t’u përballur me drejtësinë si qytetar. Ka vlejtur gjithmonë që të përballem si qytetar, jo si ato vemjet e tjera. Unë jam përballur si qytetar.

Gazetarët: Ndërkombëtarët kanë kërkuar për t’u bërë palë e këtij procesi. Një koment për këtë?

Tahiri: Mirë se të vijnë. Po e pash të arsyeshme nuk kam më ndërmend t’i shkoj më me gjykim të shkurtuar të këtij procesi, por me fakte, prova dhe dëshmitarë. Ka shumë emra që duhet të dalin para drejtësisë.

Duhet të dini diçka; Unë i jam dedikuar me mish dhe shpirt këtij procesi. Është jeta ime, jo pikë në një axhendë. Mua më mbajnë këmbët e mija, bretku im, dhe kjo është jeta ime.

Gazetarët: Z. Tahiri një koment për problemet me kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve tani në vend. Ju e nisët me Lazaratin...

Tahiri: Jua garantojë se unë kam luftuar më shumë se të gjithë të tjerët që punojnë bashkë. E vetmja pikëpyetje që unë kam në këtë proces është se: A duhet të ishim treguar kaq transparent? A duhet të kishim raportuar për çdo rrënjë bime kanabisi të kapur? Sepse ne faremirë mund të vijonim procesin dhe ju nuk do të merrnit vesh gjë.

Gazetarët: A po nënkuptoni me këtë se këta (qeveris, Lleshaj) nuk po punojnë siç duhet?

Tahiri: Nuk po nënkuptoj absolutisht asgjë. Këto janë deklarata politike. Nuk jam këtu për këtë gjë. Jam për të kërkuar drejtësinë time. Deklaratat politike do ti bëjë kur të vijë ora.

Gazetarët: Kush është trinia kundër jush z.Tahiri? Trinia ati, biri dhe shpirti i shenjtë? Kush janë personat kundër jush? A ka emra konkret? Sepse keni thënë që ka persona kundër jush...

Tahiri: I jepni dot shpjegim ju pse ka 3 vite që zvarritet ky proces? I jepni dot, sepse unë jo.

Gazetarët: Keni qenë ministri i cilësuar si kampion dikur...

Tahiri: Jam prapë kampion

Të fundit