Flash News

KRYESORE

U përballën në debatin presidencial/ Trump pozitiv me covid-19, del përgjigja për kundërshtarin e tij Joe Biden

U përballën në debatin presidencial/ Trump pozitiv me covid-19,

Kandidati demokrat për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden rezultoi negativ bashkë me gruan pas testit për covid-19.

“Unë jam i lumtur të raportoj se Jill dhe unë kemi rezultuar negativ në testin për COVID-19. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja. Shpresoj që kjo të shërbeje si një kujtesë: mbani maskë, mani distancë dhe pastroni duart”, shkroi Biden.

Biden iu nënshtrua menjëherë testit pasi kundërshtari i tij politik, Donald Trump doli pozitiv bashkë me gruan e tij Melania Trump.

Kjo, pasi pak ditë më parë Trump dhe Biden u përballën mes tyre në debatin e "ashpër" presidencial në sallën e një universiteti në Ohio.

Të fundit