Flash News

KRYESORE

U përdor si karrem për ta nxjerrë në pritë, 26-vjeçarja pranon krimin: Pritën për ekzekutimin e Hekuran Billës e bëra për para

Vajza që shihni në foto është 26-vjeçarja nga Berati, Adjola Lakra, e cila u vu në pranga mbrëmjen e djeshme si bashkëpunëtore në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa. Lakra, me të cilën Billa kishte një  lidhje 2-vjeçare, dyshohet të jetë përdorur si karrem për atentatin ndaj biznesmenit.

Sipas uniformave blu, “Kjo shtetase dyshohet se është bashkëpunëtore në vrasjen e shtetasit H. B. mbrëmjen e 11 qershorit, së bashku me shtetasin V. M., (vëllai i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.) dhe shtetasin S. M., (nipi i shtetasit P. M)”.

26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisiti, aty ku po e prisnin vrasësit. Ajo është arrestuar nga policia pas një vëzhgimi 3-ditor me radhë, në bashkëpunim me Policinë e Beratit.

Në dëshminë e dhënë në polici, 26-vjeçarja ka pranuar krimin para hetuesve të çështjes, duke theksuar se e kishte nxjerrë në pritë Hekuran Billën për para.

“Me Sebastiano Malin ka miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth 1 vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo.

Mes të tjerash e reja tregoi se ishte njohur me 40-vjeçarin para 1 viti. Po ashtu, hetuesit e çështjes thonë se 26-vjeçarja kishte njohje me familjen e Viktor Marku, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes, por që ende nuk e ka pranuar krimin. Policia ka dyshimet e saj se e reja njoftoi Sebastiano Malin për lëvizjet e Billës, ndërsa ky i fundit njoftoi dajën e tij Viktor Marku, i cili kreu dhe atentatin. Aktualisht policia është në kërkim të një bashkëpunëtori tjetër.

Të fundit