Flash News

KRYESORE

U përfol për një lidhje me regjisorin, Ajsi Xhaxhaj pjesë e filmit të ri pa Drilon Hoxhën

Aktorja e njohur shqiptare, Ajsi Xhaxhaj, pak ditë më parë postoi një foto krah regjisorit Drilon Hoxha në rrjetet sociale, gjë e cila bëri të aludohet se mes tyre kishte diçka më shumë se miq.

Në foton e publikuar Ajsi shkruante se fotoja ishte marrë nga një pjesë e xhirimit të filmit ‘Dashuria s’mjafton’, ku ajo dukej duke shkëmbyer puthje me regjisorin Drilon Hoxha.

Mirëpo, në një foto të postuar së fundmi nga aktorja, një ndjekës i ka shkruar fjalët, “Lum Driloni që të ka!”, duke bërë kështu që të rriten mundësitë për një lidhje mes tyre.

Së fundmi Ajsi ka lajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale se ka nisur xhirimet e një filmi të ri, në të cilin asaj i është besuar roli i protagonistes.

“Ju lajmëroj se kam nisur xhirimet e një filmi tjetër me metrazh të gjatë ku mbaj në shpatulla një rol kryesor! Ky është stafi më ‘i çmendur’ që njoh. Mirë që na dha producenti leje për një publikim të vogël fotoje”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Kjo është hera e parë që Ajsi bëhet pjesë e një projekti filmik pa Drilonin në krah.

Të fundit