Flash News

KRYESORE

U përfol se ishte shtatzënë, veshja e Jona Spahiut konfirmon gjithçka

Pak ditë më parë u përfol në media se moderatorja Jona Spahiu ishte shtatzënë, gjë të cilën ajo nuk e ka konfirmuar ende publikisht.

Por veshja që Jona kishte zgjedhur të vishte në eventin ‘Class Fashion Show’, duket tamam si një veshje e përshtatshme për një vajzë shtatzënë për shkak të gjerësisë dhe përmasave të fustanit.

Ajo kishte veshur një fustan të lirshëm dhe të gjatë, ngjyrë bojëqielli me flamengo, i cili i mbulonte pjesën e barkut.

Kujtojmë se pak ditë më parë moderatorja ndau me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ lajmin e martesës dhe publikoi edhe fotot e ftesave të dasmës të cilat mbanin inicialet e para të emrave të çiftit.

 

Të fundit