Flash News

KRYESORE

U përfol se nuk do të zhvillohej, FSHF konfirmon miqësoren Shqipëri-Kosovë

U përfol se nuk do të zhvillohej, FSHF konfirmon miqësoren

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar  miqësoren Shqipëri-Kosovë, që do të luhet në Zyrih të Zvicrës dhe ndeshja pritet të zhvillohet më 29 maj në orën 20:00.

Pak ditë më parë u raportua se kjo sfidë nuk do të mund të zhvillohej pasi Federata Zvicerane nuk kishte dhënë lejen për organizimin e saj me pretekstin se kishte rrezik për sigurinë.

Stadiumi i përzgjedhur është ai i Grasshopper, “Letzigrund”, me një kapacitet prej 26 mijë tifozësh.

Ndërkohë, më 3 qershor kuqezinjtë do të luajnë një tjetër miqësore, kësaj radhe kundër Ukrainës.

Ndeshjen e parë kuqezinjtë do ta luajnë në shtëpi, përballë një kudërshtari problematik, më tepër sesa në aspektin sportiv, në atë organizativ, si Izraeli. Kjo ndeshje do të jetë e para për eliminatoret tona, dhe do të zhvillohet më 7 shtator të këtij viti në “Elbasan Arena”.

Ndërsa përballja mes Shqipërisë dhe Skocisë, që është skuadra tjetër në grup në Ligën e Kombeve, do të luhet në “Loro Boriçi” në Shkodrës, më 17 nëntor.

Të fundit