Flash News

KRYESORE

U përfol si zëvendësuesja e Dritan Lelit në Vlorë, reagon deputetja e Partisë Socialiste

U përfol si zëvendësuesja e Dritan Lelit në Vlorë,

Deputetja e Partisë Socialiste, Vilma Bello ka reaguar pas pretendimeve se ajo mund të jetë zëvendësuesja e Dritan Lelit në krye të bashkisë së Vlorës.

Bello thotë se Vlora e ka kryetarin e saj, të cilin e respekton si një njeri me integritet të lartë moral. Ajo thekson se vlonjaët i kanë besuar përgjegjësinë e lartë për t’i përfaqësuar në Kuvend, çka përjashton në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kandidimin në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të.

Reagimi i Vilma Bellos:

Të dashur miq!

Duke dëgjuar emrin tim në spekullimet mediatike për zgjedhjet e ardhshme vendore, dua t’ju them, modestisht, se Vlora e ka kryetarin e bashkisë, të cilin e respektoj si një njeri me integritet të lartë moral dhe e mbështes si një kryebashkiak vullnetmirë!

Mua më është besuar përgjegjësia e lartë që ta përfaqësoj Vlorën në Kuvend, ndërkohë që, së bashku me Dritan Lelin dhe shokët e shoqet e tjera të skuadrës sonë, ne duhet të rrisim çdo ditë ritmin e komunikimit me njerëzit. Të hapim më tutje Partinë Socialiste të Vlorës dhe t’u perkushtohemi me pasion punëve e sfidave të kësaj force politike të pakonkurueshme, por në nevojë për përmirësim të vazhdueshëm.

Kam bindjen se në Vlorë duhet të korrim një fitore të thellë si asnjëherë më parë dhe për këtë të punojmë, pa u lodhur dhe pa humbur kohe me spekullimet mediatike që vijnë e ikin si fjalët që i merr era.

Të fundit