Flash News

KRYESORE

U përfshi në fushatë, hetim për drejtoreshën e Tatimeve në Vlorë

U përfshi në fushatë, hetim për drejtoreshën e Tatimeve

Ministria e Financave i bën thirrje Prokurorisë të  nisë hetimet për kreun e Tatimeve në Vlorë.

Bëhet fjalë për Pranvera Resulaj, drejtoresha e  Tatimeve në Vlorë  e cila akuzohet për përfshirje të drejtpërdrejtë në fushatë.

Njoftimi:

Nisur nga informacionet dhe materialet bashkëlidhur, Znj. Resulaj, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017. Nisur nga ky rast, Ministria e Financave kërkon nga të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në perputhje me legjislacionin në fuqi. Ministria e Financave përfiton nga rasti t’ju bëjë thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e evidentuara nga ana e tyre të përfshirjes së punonjësve të administratës në varësi të kësaj ministrie ne aktivitetet partiake. Ata jane të lutur që të na shkruajnë ose të na dërgojnë foto apo filmime në numrin 0676054545. (Whatsapp, Viber)

Të fundit