Flash News

KRYESORE

U përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme, çfarë deklaroi Veliaj në inaugurimin e çerdhes numër 16

U përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme, çfarë deklaroi

Godina e çerdhes numër 16 në zonën e ish-Bllokut u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.

Çerdhja numër 16, është rikonstruktuar nga një donator privat pas nismës së Erion Veliaj, ‘adopton një çerdhe’ dhe inaugurimi i saj është bërë në dhjetor të 2015-ës.

Në njoftimin e shpërndarë nga Bashkia asokohe Veliaj shprehej se ‘tashmë që 31 çerdhe janë adoptuar dhe ne kemi vënë sot në vijë pjesën më të madhe të arsimit parashkollor’.

Kjo është hera e dytë, brenda pak ditësh, ku godinat e çerdheve të rikonstruktuara nga donatorët dhe të inauguruara me bujë nga Veliaj janë shënuar raste zjarri.

Javën e kaluar, çerdhja numër 14 në zonën ‘Ali Demi’ u përfshi nga flakët.

Njoftimi Bashkisë për inaugurimin e çerdhes numër 16, 2 dhjetor 2015

Fëmijët e vegjël të njësisë administrative nr. 5 do të kenë nga sot një çerdhe të rikonstruktuar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në çerdhen nr. 16, ku deklaroi se për vitin 2016 është planifikuar një buxhet shumë ambicioz, sidomos për shkollat, ku nevoja është më e madhe.

“Tashmë që 31 çerdhe janë adoptuar dhe ne kemi vënë sot në vijë pjesën më të madhe të arsimit parashkollor, kemi planifikuar një buxhet shumë ambicioz për vitin 2016, sidomos për shkollat, ku nevoja është më e madhe”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se një iniciativë e Bashkisë së Tiranës për të gjitha shkollat e qytetit do të jetë vendosja e një partneriteti publik-privat.

Më tej, kryebashkiaku vlerësoi se prej nismës “Adopto një çerdhe” është përfituar një tjetër çerdhe e re, totalisht e rikonstruktuar. Falë kontributit të atyre që iu bashkuan kësaj nisme dhe që sot Tirana të ketë një çerdhe më të bukur.

“Më vjen mirë që për 80 familje është zgjidhur problemi i çerdheve. Unë e di që nevoja është shumë më e madhe, megjithatë në këtë muaj dhjetori nuk besoj se ka dhuratë më të bukur për një komunitet, sesa dhurimi i një çerdheje”, tha Veliaj.

Të fundit