Flash News

KRYESORE

U përfshinë në vjedhjen e votave të emigrantëve në Shijak, zbulohen emrat e komisionerëve të partive që minuan procesin e 2017-tës

U përfshinë në vjedhjen e votave të emigrantëve në

SPAK ka firmosur sot 22 urdhër arreste në sajë të hetimeve për dosjen e bujshme 339. Mes emrave ndaj të cilëve është nxjerrë urdhër arrest janë edhe zyrtarë të pushtetit vendor, me rol komisionerë në zgjedhjet e 2017-ës.

Politiko.al mëson se janë 21 komisionerë të 4 partive në vend (PD-PS-LSI-PR) që janë provuar sipas Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit se kanë marrë pjesë në votimin e paligjshëm në zgjedhjet parlamentare të atij viti, në Durrës. Ata janë:

Bashkim Allushi, PS

Jakup Bregu, PD

Altin Lala, PS 

Kasem Lala, PS

Kujtim Uruçi, PD

Zyhra Lala, LSI

Qemal Domi, PR

Shpëtim Stafa, PD

Elidon Stafa, PS

Ramiz Tuda, PS

Fredi Marku, PD

Dalvis Biba, PD

Emilian Tuda, LSI

Redi Hysa, PR

Besim Bregu, PD

Indrit Bici, PS

Mehdi Lala, PR

Agim Lala, PS

Oriada Lala, LSI

Bujar Sula, PD

Qazim Lala, PD

Nga hetimet e dosjes 339, prokuroria ka mundur të provojë 3 episode të ndërhyrjes në procesin e votimit, në të cilat komisionerët e këtyre partive kanë bërë një ‘sy qorr’ kur të afërm të personave që nuk jetojnë në Shqipëri, por edhe partiakë, kanë shkuar dhe kanë votuar në emër të tyre.

Të fundit