Flash News

KRYESORE

U përgjak në protestën e opozitës, Bledi Kasmi tregon prapaskenat në Komision: Polici që më goditi u mbulua direkt

U përgjak në protestën e opozitës, Bledi Kasmi tregon

Me plagën e fashuar në kokë, gazetari Bledi Kasmi ka dhënë dëshminë e tij sot para anëtarëve të Komisionit të Medias. I thirrur nga anëtarët e djathtë, Kasmi ka treguar prapaskenat e ditës së protestës së opozitës të mbajtur më 26 maj, ku si pasojë e përleshjes me policinë, u plagos në kokë gazetari Bledi Kasmi.

Ai hedh poshtë versionin e përfolur në media se në kokë u godit nga një gur, por nga shkopi i hekurt i një polici.

“U godita me shkop hekuri në kokë. Kishte edhe protestues të tjerë, por nuk e di pse shkopi më përzgjodhi mua. Ajo ishte një skenë e qartë për të më goditur mua. Ai që më goditi erdhi nga radha e dytë e policisë. Pasi më goditi, u godit dhe gardhi u mbyll prapë për ta mbuluar atë. Unë jam kryeredaktor i gazetatës RD, por në asnjë moment nuk mund të ngatërroj detyrën si gazetar me detyrën partiake. Janë të ndara. Kam qenë dhe jam gazetar, para se të jem anëtar i një partie”, u shpreh Kasmi.

Të fundit