Flash News

KRYESORE

U përjashtua nga seanca se gjuajti Ramën me miell, ironizon deputeti i PD: Janë mjeshtra, e thithën për 1 minutë

Ervin Salianji është njëri nga deputetët e PD, i cili u përjashtua nga seanca e ditës së sotme, pas tensioneve dhe kaosit që e shoqëroi, sepse opozita bllokoi foltoren në shenjë proteste për përjashtimin e Edi Ramës.

Në tension e sipër, deputetët e opozitës hodhën miell në drejtim të kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritar.

Në këto kushte, kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi e përjashtoi, bashkë me Flamur Nokën dhe Klevis Balliun.

Pak pas mbarimit të kësaj seance të tensionuar, Salianji ka reaguar me një postim në facebook, ndërsa ironizon momentin kur Rama u qëllua me miell.

“Janë mjeshtra të “miellit”, e thithën dhe pastruan për më pak se 1 minutë!”, shkruan Salinaji në postimin e tij.

 

 

Të fundit