Flash News

KRYESORE

U përjashtua se mori pjesë në protësten e Rrugës së Kombit, këshilltari socialist: Rama, ky mosmirënjohës që po na vështirëson jetën

U përjashtua se mori pjesë në protësten e Rrugës

Protesta kundër taksës në Rrugën e Kombit ka bërë bashkë demokratë e socialistë në Kukës. Anëtarët e këshillit bashkiak u bënë pjesë e protestë të shtunën në Kalimash pavarësisht bindjeve të tyre politike, ndërsa socialistët u përjashtuan nga partia nga Edi Rama.

Por kjo nuk i ka ndalur socialistët kuksiane që të vijojnë protestën kundër taksës në Rrugën e Kombit edhe në Tiranë. Një prej tyre është anëtari i këshillit bashkiak Kukës Ylli Çitaku, i cili u zgjodh në këtë post nën siglën e partisë socialiste. Sot, i përjashtuar nga radhët e socialistëve Çitaku rrëfen ka thënë se si e priti vendimin e kryeministrit Edi Rama.

“Jam Ylli Çitaku anëtarë i këshillit bashkiak, përjashtimi im është i padrejtë. Kam 6 vite pjesë e PS, i kam qenë Edi Ramës në zyrë, e sot jam i penduar që e kam mbështetur”, ka thënë Çitaku për In Tv.

Prej 6 vitesh pjesë e strukturave socialistet Ylli Çitaku thotë se sot është i penduar se përse votoj këtë parti, e cila sipas tij po ua vështirëson çdo ditë e më shumë jetën qytetarëve. “Taksa e Rrugës së kombit, drita, ujë, taksa e ndërtesës. Nuk mund ti përballojmë dot”, ka sqaruar ai.

Prej 3 ditësh Çitaku qëndron në Tiranë në mbështetje të të ndaluarve pranë Drejtorisë së Policisë, ndërsa shfaq hapur se nga sot ai do të mbështesë Partinë demokratike.

Të fundit