Flash News

KRYESORE

“U përlot. Ishte në një gjendje morale të rënduar”, Topi tregon si e gjeti Berishën pas rrëzimit si President

“U përlot. Ishte në një gjendje morale të

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në programin ‘Natë me Xhaxhiu’, ka folur mbi librin e ri të tij “Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, që u publikua pak kohë më parë.

Topi u shpreh se ky libër është aq cilësor se ta rrëzosh sa të duash, por përsëri ai do të qëndrojë në këmbë.

Ai ka rrëfyer edhe marrëdhënien me ish-kryeministrin, Berisha, ku thotë se gjithmonë ka ndjerë kompleksivitet dhe inferioritet. Ndërsa është ndalur në një fragment  pas humbjes së zgjedhjeve në ’97-n ku qeverisjen e mori Fatos Nano dhe Berisha u rrëzua si president.

“Në këto zgjedhje korri një tore të thellë koalicioni i majtë, duke marrë drejtimin si kryeministër Fatos Nano pas daljes nga burgu, duke propozuar qysh në krye të herë z. Rexhep Mejdani për President të Shqipërisë. Zgjedhja e tij u shoqërua me shkrepje në masë të armëve, që sillnin jehonën e gëzimit të largimit të Sali Berishës nga Presidenca. Paradite ai ishte larguar nga Presidenca dhe pas dorëheqjes së ‘vullnetshme’ të Tritanit, Berisha ishte kthyer kryetar i PD. U përshëndetëm dhe pasi më ftoi të ulesha i thash se do të rrija vetëm pak minuta pasi kisha familjen në makinë. Prita që ta filloja unë bisedën i pari dhe kështu ndodhi. –Doktor- i thash, – e di që kjo është tepër e vështirë, por gjithçka do të jetë ndryshe duke filluar qysh nesër. Kjo që ka ndodhur nuk ka të bëjë vetëm me ju! Unë di t’ju them që tek unë llogarit një mik, – dhe për t’i treguar gatishmërinë time vazhdova: Telefoni im është i hapur 24 orë, fatmirësisht shtëpia ima nuk është më larg se 300 m nga selia. Në çdo situatë unë do të jem këtu’. Pas këtyre fjalëve i thash që po largohesha dhe se do të shiheshim. U përshëndet gati i përlotur. Ishte në një gjendje morale të rënduar”, përfundon Bamir Topi.

Të fundit