Flash News

KRYESORE

U përmend në hetimet e antimafias italiane para emërimit, sot jep dorëheqjen drejtori i Portit të Durrësit

U përmend në hetimet e antimafias italiane para emërimit, sot jep

Pa mbushur një vit nga marrja e postit, jep dorëheqjen Agron Tare si drejtori i Portit të Durrësit.

Njoftimin e largimit, Tare e ka bërë në rrjetet sociale, duke theksuar se ky vendim erdhi për shkaqe personale.

“Sot mbaron misioni im si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës. Që prej marrjes së detyrës si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, kam shërbyer më devotshmëri dhe pasion për punën, gjë që e tregojnë rezultatet e deritanishme financiare të këtij institucioni. Dorëhiqem për të vijuar rrugëtimin tim profesional dhe duke i uruar pasardhësit/es tim/e suksese! Nuk mund të lë pa falënderuar ata që më besuan këtë pozicion të rëndësishëm, ekipin e APD-së, bashkëpunëtorë të mi, të afërt e të largët! Ciao a tutti, belli e brutti!”, shkruan Tare, i cili në momentin që ministrja Balluku i dha këtë post, pati shumë debate, pasi emri i vëllezërvve Auron dhe Igli Tare ishte përmendur në hetimet e antimafias italiane mbi një grup kriminal italian të basteve ilegale.

Megjithatë, drejtësia italiane nuk ka ngritur asnjë akuzë.

Të fundit