Flash News

KRYESORE

U përplas me makinën e policisë, ndërron jetë në spital drejtuesi i motoçikletës

U përplas me makinën e policisë, ndërron jetë në

Ndërron jetë pas plagëve të marra drejtuesi i motoçikletës që u përplas me mjetin e policisë në unazën jugore të qytetit të Elbasanit.

65-vjeçari me iniciale K.M., kishte marrë dëmtime të rënda. Ai nuk ka mundur t;ju mbijetojë dot plagëve, duke ndërruar jetë në spital.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe 65-vjeçari kishte pësuar dëmtime të shumta dhe hemorragji, çka ka sjellë edhe vdekjen e tij.

“Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M., 65 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndërroi jetë në Spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, njofton Policia e Elbasanit.

Të fundit