Flash News

KRYESORE

U përplas me policinë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, regjisori tregon si u lëndua në krah: Më mbështetën pas murit...

U përplas me policinë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar,

Policia e rendit ka zbarkuar prej orëve të para të mëngjesit në sheshin e Teatrit Kombëtar, duke larguar nga hyrja kryesore e godinës të gjithë mbështetësit që janë ngritur kundër aktit të shembjes.

Gjatë ndërhyrjes me policë pati edhe përplasje fizike, prej së cilës u lëndua edhe regjisori Robert Budina, një nga mbështetësit kryesor të rezistencës kundër shembjes së TK.

Në një prononcim për ‘News 24’, Budina tregon se çfarë ndodhi gjatë përplasjes, ku si pasojë edhe u lëndua në krah.

“Për të qenë i drejtë, isha unë ai që u përpoqa të çaja rrethin e policisë, por nuk më lejuan. Më mbështetën pas murit, pastaj u thashë mos më prekni. Ata u trembën dhe më lëshuan.

U detyruan ta hapnin, ishte një incident, nuk më goditën policët, por u përpoqën të më ndalonin se u përpoqa të çaja rrethimin”, u shpreh regjisori.

Shembja/ Policia e Shtetit rrethon Teatrin Kombëtar që pa gdhirë, përplaset fizikisht me qëndrestarët: Mos e prek me dorë!

Të fundit