Flash News

KRYESORE

U përplas për 10 prokurorët e “ndëshkuar”, zbardhet urdhri i Arta Markut për shkarkimin e Sokol Stojanit

U përplas për 10 prokurorët e “ndëshkuar”,

Zbardhet urdhri i prokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku për shkarkimin e Sokol Stojanit, drejtorit të Drejtorisë së Ndihmës për Subjektet e Posaçme

Urdhri i Markut mësohet se është lëshuar që më 19 shtator, ndërsa në shkresë theksohet:

“Në mbështetje të ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë urdhëroj: Z. Sokol Stojani, aktualisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore, Projekteve në Prokurorinë e Përgjithshme të lirohet nga kjo detyrë”.

Stojani doli kundër urdhrit të Markut, e cila i kërkoi të hetojë 10 prokurorët që refuzuan të marrin për gjykim çështjen ‘Shullazi’.

Stojani ishte emëruar në këtë detyrë më 24 janar të këtij viti, kur Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku bëri ndryshimet e para pak pasi kishte marrë detyrën si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

Ai ka hetuar çështje të bujshme si 21 janari, tragjedia e Gërdecit apo skandali i pasaportave.

Të fundit