Flash News

KRYESORE

U përpoq të rregullonte gabimin dhe gaboi sërish, "Luana Vjollca dhe ortografia"

Te jesh moderatore e një prej programeve më të ndjekura në Shqipëri, jo domosdoshmërisht kërkon njohuri shumë të mira të shkrimit të gjuhës shqipe. Por në rastin kur je dhe autore e një prej programeve me të rëndësishme në Top Channel, përgjegjësia shtohet dhe imazhi yt ka më shumë peshë. Luana Vjollca nuk shquhet për ndonjë shqipe të kulluar (të shkruar) por një gabim i vogël ortografik në postimin e saj të fundit në profilin në Instagram, ka bërë që fansat t`i kthehen me komente. Luana postoi një pjesë nga emisioni “Shiko kush luan”, për të nderuar aktorin e regjisorin Enver Petrovci. Në shkrimin e postimit, në vend të fjalës "gjigant", moderatorja kishte shkruar “Se ai është gjingand”. Pas komenteve të shumta ku fansat i sugjeronin se duhej ta shkruante "gjigand", Luana e rregulloi gabimin, duke shkruar atë që i thanë fansat. Mirëpo, shkrimi i drejt i kësaj fjalë është "gjigant" me -t dhe jo me -d. Kjo është një nga fjalët që ngatërrohet më shumë në drejtshkrim, qoftë dhe nga gazetarët.
 
View this post on Instagram
 

Se ai eshte gjigand @enver_petrovci 🙏🏻 #ShikoKushLUAN @shikokushluan

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Të fundit