Flash News

KRYESORE

U plagos gjatë protestës, qeveria shpërblen policen Ina Nuka

Qeveria ka vendosur të shpërblejë punonjësen e policisë Ina Nuka e cila mbeti e plagosur gjatë protestës që banorët e zonës së “Astirit” zhvilluan para parlamentit.

Këshillimi ministrave i ka akorduar Nukës 12 paga mujore shpërblim me një vlerë prej afro 8 milionë lekë.

Vendimi

V E N D I M PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE ZNJ. INA GAVROSH NUKA, INSPEKTOR, PUNONJËS POLICIE I PLAGOSUR NË KRYE TË DETYRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Dhënien e ndihmës financiare, në masën e 12 (dymbëdhjetë) pagave mujore, znj. Ina Gavrosh Nuka, inspektor, me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme, motorist, në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, e plagosur në krye të detyrës për vendosjen e rendit dhe të sigurisë publike.
  2. Efekti financiar, në vlerën 792 000 (shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
  3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Të fundit