Flash News

KRYESORE

U plagos me tritol në makinë, biznesmeni i ndërtimit niset me urgjencë nga Vlora në Tiranë

U plagos me tritol në makinë, biznesmeni i ndërtimit niset me

Është nisur me urgjencë drejt Tiranës, për ndërhyrje më të specializuar, biznesmeni i ndërtimit, i cili u plagos dje si pasojë e shpërthimit me lëndë eksplozivi në mjetin e tij në Vlorë.

Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike, ku nga shpërthimi mbeti i plagosur biznesmeni nga Vlora,  Agron Alushaj 48 vjeç. Sipas ‘Ora News’, biznesmeni është nisur drejt Tiranës sot rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë kritike.

Agron Alushaj është pronar i një guroreje në Drashovicë. Ai ka dëmtime të rënda në të gjithë trupin. Mjekët shprehen se 48-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka marrë dëmtime në të gjithë trupin, në këmbë, duar, fytyrë dhe trup, pasi shpërthimi ka qenë brenda automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit