Flash News

KRYESORE

U plagos në protestë, kush është efektivja e policisë që humbi gishtat e dorës

12 punonjës policie u dërguan në Spitalin e Traumës, ndërkohë që dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, për shkak të dëmtimeve që kanë marrë gjatë përplasjes me protestuesit përballë godinës së Kuvendit.

Mes tyre, u plagos edhe një efektive policie. Politiko.al mëson se bëhet fjalë për 24-vjeçaren Ina Nuka, efektive e forcave 'Shqiponja' dhe se nga kapsollat ka dëmtuar gishtat e njërës dorë.

Sa i përket qytetarëve të plagosur, policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion.

Banorët e “Unazës së Re” u përpoqën që të thyenin kordonin e policisë dhe të hynin brenda sallës së Kuvendit, aty ku ndodheshin deputetët e PS dhe ministrat e qeverisë. Ata po protestojnë prej 20 ditësh kundër planit që parashikon shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre, ndërkohë që qeveria u ka mbyllur çdo derë për komunikim dhe negociata.

Të fundit