Flash News

KRYESORE

U plagos në protestën para Kuvendit, efektivja ka humbur gishtin e madh të njërës dorë; dëmtimet e tjera të rikuperueshme

U plagos në protestën para Kuvendit, efektivja ka humbur gishtin e

12 punonjës policie dhe disa banorë mbetën të plagosur gjatë protestës të zhvilluar sot para Kuvendit. Në media u raportua se një prej efektiveve të policisë humbi gishtat e njërës dorë, por deri më tani, nga ana e spitalit nuk ka pasur asnjë informacion sa i takon gjendjes së saj dhe të plagosurve të tjerë.

Politiko.al ka mësuar nga burime në spitalin e Traumës se efektivja e policisë është mjekuar nga ortopedë italianë. Dhe nga ekzaminimet e kryera nga këta të fundit, efektivja e policisë ka humbur gishtin e madh të njërës dorës, i cili në këtë fazë nuk rikuperohet, ndërsa gishtat e tjerë të dorës janë dëmtuar por rikuperohen.

Po sipas të njëjtave burime, ortopedët italianë kanë arritur në përfundimin se pas një farë kohe mund të realizohet një ndërhyrje e mëvonshme për të bërë të mundur edhe rikuperimin e gishtit të madh të dorës së punonjëses së policisë.

Ndërkohë, punonjësit e tjetër të policisë të cilët ndodhen në spital, nuk kanë dëmtime serioze por janë të traumatizuar./Politiko.al

Të fundit