Flash News

KRYESORE

U plagos nga polici pasi e kërcënoi me jetë, Orges Bilbilit i komunikohet masa e sigurisë në spital

U plagos nga polici pasi e kërcënoi me jetë, Orges Bilbilit i

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e siguriseë “arrest me burg” për Orges Bilbilin, qytetarin që kërcënoi dy ditë më parë një polic në kryeqytet.

Bilbili akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Masa e sigurisë ndaj Bilbilit u dha tek Spitali i Traumës, ku ai ndodhet i shtruar, pasi në momentin që kërcënoi policin në lagjen e ‘Xhamllikut’, ky i fundit e plagosi me armë zjarri.

Si ndodhi ngjarja

Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, kundërshtoi punonjësin e Policisë i cili i kërkoi ti tregonte lejen e daljes dhe u largua me vrap në brendësi të lagjes së Xhamllikut.

Bilbili, i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë, ndërsa punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Në këto rrethana punonjësi i Policisë, i gjendur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë.

Fatkeqësisht, është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasja M. P., rreth 30 vjeçe, kalimtare e rastit.

Nga verifikimet e bëra rezulton se shtetasi Orgest Bilbil ishte person i shpallur në kërkim dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda kundër personit në qytetin e Lushnjës.

Gjithashtu i dënuar dhe me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale ”Trafikim i narkotikëve”.

Të fundit