Flash News

KRYESORE

U plotësua kuota prej 300 personash, mbyllet dogana greke në Kapshticë

U plotësua kuota prej 300 personash, mbyllet dogana greke në

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka njoftuar se për sot Dogana Greke e Krystallopigi është e mbyllur, pasi është plotësuar kuota prej 300 personash.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi.

Pavarësisht numrit të emigrantëve që mund të kalojnë, radhët vazhdojnë të jenë të gjata edhe në këtë pikë.

Situata më dramatike vazhdon të jetë pika e kalimit kufitar të Kakavijës.

NJOFTIMI NGA POLICIA KORÇË

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Ditën e sotme, pas takimit që autoritetet shqiptare zhvilluan me palën greke, jemi informuar se nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, drejt Republikës së Greqisë do të lejohen të kalojnë vetëm 300 shtetas.

Aktualisht kjo kuotë, është plotësuar dhe nga ana e palës greke është pezulluar puna.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që mos vijojnë të dynden dhe të shmangin krijimin e radhës drejt kësaj pike kalimi, pasi Dogana Greke aktualisht është e mbyllur.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Të fundit