Flash News

KRYESORE

"U prefsh në paqe zemra e babit", i ati i bën dedikimin prekës 17-vjeçares së mbytur në Velipojë

Babai i 17-vjeçares, Enisa Doda, e cila u mbyt pas një xhiroje me motor uji në Velipojë, ka gjetur forcë për t’i bërë një dedikim prekës të bijës.

"U prefsh në paqe zemra e babit zoti të mori shpejt fizikisht por jo shpirtërisht. Qofsh e xhenetit",  shprehet Lezan Doda në mesazhin e tij pas ndarjes nga jeta të vajzës së tij të vogël.

Kujtojmë se, Enisa Doda ishte duke udhëtuar me një motor uji në det së bashku me 25-vjeçarin, Indrit Bajraktari. Shokët kishin dalë për një xhiro, e cila do të përfundonte në tragjedi pas rrëzimit nga motori të 17-vjeçares duke u përplasur në ujë.

17-vjeçarja u gjetë e pajetë nga peshkatarët në vendin e quajtur “Vilu”, pasi u braktis në det së bashku me motorin nga 25-vjeçari pas incidentit. Tashmë Bajraktari akuzohet për tre vepra penale, shkaktim i vetëvrasjes pasi nuk i dha ndihmën e parë vajzës në vendngjarje, pengim i procedurave hetimore, moskallëzim krimi.

Të fundit