Flash News

KRYESORE

U prek me covid-19, futet në intubim mjeku i QSUT-së

U prek me covid-19, futet në intubim mjeku i QSUT-së

Mes të infektuarve dhe personave me gjendje të rënduar shëndetësore është edhe një mjek i QSUT-së.

Mësohet se mjeku me inicialet A.P.  57 vjeç, i cili shërbente në repartin e hematologjisë (sëmundjet e gjakut) pati probleme të theksuara shëndetësore pasi u infektua me covid-19 dhe për pasojë aktualisht ka hyrë në intubim në spitalin Infektiv, pas disa ditësh i shtruar.

Nuk dihet nëse mjeku ka patur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Aktualisht, në këtë spital covid janë të shtruar 84 pacientë sipas ministrisë së Shëndetësisë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar, (ndër ta edhe mjeku i QSUT).

Nga ana tjetër, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 64 raste të reja, ndërsa dy pacientë të prekur kanë humbur jetën, duke e çuar numrin total të viktimave në 58.

Të fundit