Flash News

KRYESORE

U prek nga Covid-19/ Alimadhi lë spitalin pas 49 ditësh: Ishte si të jetoje mes të vdekurve, merrja 30 litra oksigjen dhe s'ngopesha

U prek nga Covid-19/ Alimadhi lë spitalin pas 49 ditësh: Ishte si

Deputeti i opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi ka lënë pas 49 ditësh qëndrimi spitalin dhe po trajtohet në ambientet e shtëpisë, pasi u infektua me covid-19.

Në një lidhje për ‘News 24’, deputeti tregon vështirësitë që ka kaluar gjatë kesaj periudhe, ndërsa aktualisht thotë se ndodhet në gjendje më të qetë.

“Aktualisht gjendja ime është më e qetë, por vazhdoj të mbaj oksigjen sepse më rekomanduan mjekët.

Pas 21 marsit virusi më zuri mua, më vuri përpara, ndryshe nga bashkëshortja ime që e kaloi në këmbë”, tha deputeti.

Ai shtoi se shërbimi mjekësor në spital ishte shumë i mirë, sidomos nga mjekët, ndërsa pjesa tjetër linte për të dëshiruar.

“Infektivi nuk i plotëson parametrat e duhura për covid , prandaj spitalet të mos prodhojnë politikë. Dysheqet në spital ishte si të flije mbi susta”, tha Alimadhi, ndërsa tregon si e ka përjetuar.

“Ishte si të jetoje mes të vdekurve. Kisha shumë mendime që më lodhën psikologjikisht. Ditët e para mu bllokua tërësisht frymëmarrja, merrja 30 litra oksigjen dhe nuk ngopesha”, shtoi deputeti.

Të fundit