Flash News

KRYESORE

U prek nga gripi i derrit, ndërron jetë një person në spitalin e Tiranës

U prek nga gripi i derrit, ndërron jetë një person në

Ndërron jetë një person në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë.

Sipas burimeve të ‘Ora News’, 48-vjeçari Arben Sula ishte shtruar që prej ditës së mërkurë në spital, pas dyshimeve të forta se ishte prekur nga gripi   A1H1, i njohur ndryshe si gripi i derrit.

Mëngjesin e sotëm mësohet se viktima nga Elbasani ka ndërruar jetë, ndërsa mësohet se më parë vuante edhe nga pneumonia bilaterale, çka ka ndikuar për t’i përkeqësuar gjendjen.

Po ashtu, me këtë virus dyshohet se janë prekur edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen rëndë në të njëjtin spital.

Të fundit