Flash News

KRYESORE

U premtonte projekte të mëdha ndërtimi, arrestohet gruaja që mashtroi disa biznesmenë në Tiranë

U premtonte projekte të mëdha ndërtimi, arrestohet gruaja që

Bie në pranga një grua në Tiranë, pasi akuzohet se mashtroi duke u marrë para disa biznesmenëve në Tiranë.

Sipas policisë, V. P., 64 vjeçe kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj.

“Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pas marrjes së kallëzimit nga pronarë të disa bizneseve, se një shtetase, nëpërmjet mashtrimit, kishte përvetësuar fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësuese e një organizate të huaj, bënë kapjen dhe ndalimin e V. P., 64 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.

Materialet procedurale në ngarkim të kësaj shtetaseje, do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, sqaron policia.

Të fundit