Flash News

KRYESORE

U premtonte punë në shtet, arrestohet vlonjatja për 40 mijë euro

U premtonte punë në shtet, arrestohet vlonjatja për 40 mijë

Pas rastit të Elbasanit, pak javë më pare, policia e Vlorës njoftoi sot se pas një hetimi të gjatë policor me metoda speciale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases së shpallur në kërkim Bukuroshe Kola, 51 vjeçe, banuese në Vlorë. Kjo shtetase dyshohet se ka konsumuar  veprën penale ”Mashtrimi, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 143/2/3 i Kodit Penal, për të cilën ka marrë edhe masën e sigurisë ”Arrest në burg”, prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me numër Vendimi Penal 258 datë 28.07.2015.

Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga Specialistët  e Krimit Ekonomik dhe Financiar shtetësja Bukuroshe Kola, ka rezultuar se gjatë periudhës kohore, Dhjetor 2016 – Maj 2017 ka mashtruar rreth 15 shtetas duke i’u marrë një shumë të konsiderueshme parash, në total 40.000 euro, me premtimin se do t’iu siguronte një vend pune në institucione shtetërore edhe në kompani private.

Policia ka bërë të mundur menjëherë ndalimin e saj, si dhe vazhdojnë  hetimet për vënien para përgjegjësisë të gjithë shtetasit të cilët rezultojnë se mashtrojnë duke marrë shuma parash në këmbim të pozicioneve të ndryshme pune.

Të fundit