Flash News

KRYESORE

U prezantua si student në Top Show, gazetarja -punonjësit të ministrisë: O çuno, ju Dr po ju bën G(f)uga

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmë në emisionin ‘Top Show’ në një përballje me studentët. Politiko.al, por edhe mediat e tjera, raportuan me foto se disa prej tyre ishin pjesë e strukturave të FRESSH.

Madje, njëri prej tyre, Marjo Hysenlliu u prezantua si “student në doktoraturë”, por shumë shpejt u vërtetua përmes rrjeteve të tij sociale se ishte një pedagog, e njëherësh punonjës në Ministrinë e Transporteve.

Gazetarja dhe aktivistja Aranita Brahaj ironizon mënyrën se si u prezantua në ekran para kryeministrit Rama, e cila i shkruan: Folës rresht i I.

Përballje me studentët, po i pari që del është. "Jam një student në Doktoraturë".

o cuno kandidati për Dr Shkencash quhet Doktorant. pas Sandrit që i hoqën gradat e ushtrisë për ta bërë vartës të kryeministrit, ju Dr, po ju bën G(f)uga "folës student rreshti i I". Je kandidat Dr Shkencash jo Student”.

Të fundit