Flash News

KRYESORE

U prezantua te Barcelona B, Tirana kërkon të përfitojë 800 mijë euro nga talenti afrikan

Transferimi në formë huazimi i mesfushorit Merveil Ndockyt nga Getafe te Barcelona B është mirëpritur edhe nga Tirana. Klubi shqiptar, përveç krenarisë që 20-vjeçari luajti me ekipin bardheblu në sezonin 2017/18, kërkon të përfitojë edhe financiarisht.

Tirana, në momentin e shitjes së talentit kongolez, mbati edhe 20% të kartonit që do të thotë se nese ekipi katalanas blen përfundimisht shërbimet e Ndockyt për 4 milion euro, atëherë në arkat e tyre do vinin rreth 800 miijë euro.

Një shumë e tillë do ndihmonte klubin, që të kalonte vështirësitë financiare dhe do t’i garantonte një merkato cilësore për sezonin e ardhshëm.

Të fundit