Flash News

KRYESORE

U prit nga Berisha, senatori italian tregon letrën e Kim Jing-Un: Nuk do të sulmojë askënd!

Senatori italian Antonio Razzi, i cili disa vite më parë u prit edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar sot në një emision televiziv në vendin fqinj, shfaqi një letër që ka marrë nga ana e Kim Jong-un, udhëheqësit të Koresë së Veriut, me të cilin Razzi garanton se ka një marrëdhënie miqësore.

“Më ka thënë se ky është eksperimenti i fundit dhe se tashmë cilësohet si një shtet bërthamor, kështu që nuk do të bëjë më kurrë asgjë dhe nuk do të sulmojë askënd”, tha Razzi, i cili përfundoi duke shtuar: “Nëse nuk ka shkruar të vërtetën atëhere do të shkoj t’i ankohem sepse fjala është fjalë...”.

Të fundit