Flash News

KRYESORE

U procedua penalisht për protestën, reagon Voltana Ademi: Kësaj i thonë ‘don qorri sy me pa’

U procedua penalisht për protestën, reagon Voltana Ademi: Kësaj i

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga nisja e procedimit penal për deputetët e përfaqësues të opozitës, të cilët morën pjesë në protestën e 5 prillit duke bllokuar 4 akse rrugore, vjen reagimi i parë i kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Lidhur me këtë masë, kryebashkiakja e Shkodrës, thotë se një procedim i tillë është i turpshëm. Ajo shprehet se askush nuk mund të ndalojë lirinë e shprehjes dhe se, sipas saj, të gjithë kanë qenë të lajmëruar për protestën e opozitës. “Kësaj i thonë ‘don qorri sy me pa’. Komunizmi ka marrë fund njëherë e mirë edhe pse bijtë e tyre janë akoma sot”, shprehet Voltana Ademi.

Opozita e bashkuar u ngrit në protestë në të gjithë vendin, për të kundërshtuar tarifën e vendosur nga qeveria për Rrugën e Kombit dhe lirimin e 11 protestuesve të Kukësit.

Të fundit