Flash News

KRYESORE

U procedua për protestën, deputetja Meçorapaj: Më mirë në listat që harton Rama për të dënuar, se ato që bën për të promovuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj, është një nga deputetët e opozitës e cila është proceduar nga policia pas protestës që PD dhe aleatët zhvilluan javën e kaluar ku u bllokuan për disa orë katër akset rrugore kryesore.

Në një status në rrjetin social Facebook, Meçorapaj shkruan se Rama për pesë vjet nuk tha as edhe një fjalë për deputetët e tij me të shkuar kriminale por, kur vjen puna te përfaqësuesit e opozitës, vijon më tej deputetja e PD-së, Ramës, Xhafës dhe Markut iu deshën 3 ditë për të proceduar 4 kryebashkiakë dhe 20 deputetë.

Meçorapaj shprehet se dhe ajo është në atë listë teksa shton se kjo është një shenjë se ajo dhe kolegët e saj janë në anë e duhur.

“Do të parapëlqeja gjithmonë të isha në listat që harton Rama për të dënuar, dhe jo në ato që bën për të promovuar”, mbyll reagimin e saj deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj.

Postimi i plotë

Ne jemi lista e De-kriminalizimit, jo e Kriminalizimit

Edi Rama ndenji duarkryq dhe gojëmbyllur për pesë vjet dhe nuk tha as edhe një fjalë për deputetët e tij me të shkuar kriminale. Siç heshti si 'fija e barit' për të paktën 3 kryebashkiakë të përgjuar, të dyshuar dhe të akuzuar publikisht për përfshirje në afera korruptive dhe kriminale. Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku i kanë dosjet, por edhe ata heshtin si shefi i tyre.

Kur vje puna te përfaqësuesit e opozitës, që dolën në manifestime në përkrahje të popullit dhe taksimit të padrejtë të tij, Ramës, Xhafës dhe Markut iu deshën 3 ditë për të proceduar 4 kryebashkiakë dhe 20 deputetë.

Në atë listë jam edhe unë si deputete e opozitës në Vlorë. Kjo tregon se unë dhe kolegët e mi jemi në anën e duhur të historisë. Do të parapëlqeja gjithmonë të isha në listat që harton Rama për të dënuar, dhe jo në ato që bën për të promovuar.

Të fundit