Flash News

KRYESORE

U propozua si kandidat për deputet, Bardhyl Londo sqaron a do ta plotësojë formularin e konfirmimit: S'jam kontaktuar nga PD

U propozua si kandidat për deputet, Bardhyl Londo sqaron a do ta

Bardhyl Londo është një nga emrat surprizë që u rendit në listat e Partisë Demokratike si propozime të anëtarësisë për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Shkrimtari i njohur është renditur në Përmet si një emër i mundshëm nga PD për deputet, megjithatë pas fazës së parë, emrat do të marrin edhe një formular tip nga koordinatorët e PD për të konfirmuar rrugëtimin në procesin zgjedhor të 2021.

I pyetur nga politiko.al, nëse do të konfirmojë kandidaturën duke plotësuar këtë formular, Londo thotë se është thjeshtë një propozim, i renditur mes rreth dy mijë emrash.

Formulari le të vijë një herë, pastaj do vendos. Emri im i vendosur në Përmet është thjeshtë një propozim, janë 2 mijë veta nga të cilët do dalin 300 kandidatë. Janë bërë gjithmonë propozime”, tha Londo.

I pyetur nëse është kontaktuar me herët nga PD, shkrimtari thotë se nuk ka patur asnjë kontakt nga PD.

Po ashtu, ndër letrat shqipe janë renditur edhe emra si Aurel Plasari, Flutura Açka etj.

Lexo edhe: Kandidatët për deputetë/ Shkrimtarë, artistë e “xhaketa të vjetra”, zbardhen emrat e propozuar nga PD

Të fundit