Flash News

KRYESORE

U pyet në Prokurori për tenderat, Manjani: Nuk kam asnjë barrë të jap shpjegime publike

U pyet në Prokurori për tenderat, Manjani: Nuk kam asnjë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dhënë dëshmi në Prokurori në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderët në këtë institucion në kohën kur ai ishte ministër.

Manjani deklaroi për Balkanweb se  ka dëshmuar në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit. Ai tha se tashmë nuk mban një detyrë publike dhe nuk ka përgjegjësi të japë shpjegime publike.

“Unë nuk mbaj tashmë asnjë detyrë publike e për pasojë nuk kam asnjë barrë të jap shpjegime publike për këtë gjë. Gjithçka kam pasur për të ndarë me publikun e kam bërë kur mbaja detyrën publike.

Sot jam qytetar i lirë dhe pa asnjë hezitim jap shpjegimet e mia në çdo institucion hetimor. Këtë gjë e bëj në diskrecion të plotë dhe në respekt të ligjit. Mosdhënia e shpjegimeve do ishte anomali jo e kundërta”, deklaroi Manjani.

Të fundit