Flash News

KRYESORE

U qëllua me bojë para betimit në Kuvend, Ralf Gjoni flet i revoltuar: S’kam ardhur të marr një rrogë të qelbur shteti

U qëllua me bojë para betimit në Kuvend, Ralf Gjoni flet i

Deputeti i ri i LSI, Ralf Gjoni flet për herë të parë para medieve pas incidentit të ndodhur sot, para hyrjes së pallatit të tij, kur po dilte për të shkuar në drejtim të Kuvendit.

Ai u qëllua nga një i ri me bojë të kuqe në fytyrë, pak para se të mbërrinte në Kuvend ku do të bëjë betimin si deputet i ri.

Ai foli i revoltuar, duke theksuar se nuk dihet i frikësuar, pas këtij akti.

“Një djalë po priste te kafja ngjitur me derën e shtëpisë. Sa dola një djalë çohet në këmbë dhe më afrohet dhe më hedh bojë me shiringë. Më frikësoi në fillim se ishte e papritur. Ai dhe ajo që e ka porositur këtë sjellje rrugësh, nuk frikësohem për këtë destabilizimi që përpiqen të mbjellin. Policia po bën verifikimet, unë do të betohem, s’kam ardhur për të marrë një rrogë të qelbur shteti, por të përfaqësoj ata shqiptarë që ndihen të papërfaqësuar në kuvend. Nuk do lejoj që emri im të keqpërdoret në interes të disa rrugeçërve. Mendoni se vij për t’i bërë fresk qeverisë?”, u shpreh Gjoni.

Të fundit