Flash News

KRYESORE

U qëllua me plumb në kokë në mes të Tiranës, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 26-vjeçari

Pa mbushur 24 orë nga ngjarja, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës 26-vjeçari, Indrit Çelaj, i cili dje u qëllua me plumb në kokë në mes të Tiranës.

I riu me profesion teknik kondicioneri, ka qenë duke punuar për kondicionimin e një vile 3-kateshe që ndodhet pranë një blloku pallatesh mes rrugës “Myslym Shyri” dhe rrugës “Muhamet Gjollesha” kur u qëllua me armë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gjithçka ndodhi pasi një konflikti të çastit mes viktimës dhe shtetasin L.V.

Deri tani, mësohet se policia ka arrestuar dy persona si autorë të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e rëndë.

Të fundit