Flash News

KRYESORE

U qëllua në këmbë nga autori i sulmit terrorist në Zelandën e Re, Bozhdas: Si i shpëtova vdekjes

U qëllua në këmbë nga autori i sulmit terrorist në

Nga sulmi terrorist në dy xhami në Zelandën e Re mbetën të vdekur 49 persona.

Terroristi që kreu sulmin makabër ishte Brenton Tarrant, 28-vjeç. Ai kishte një urrejtje të thellë ndaj fesë islame dhe njerëzve që e predikonin këtë fe.

Mustafa Bozhdas nga Turqia, i cili i mbijetoi masakrës, nga shtrati i tij në spital ka thënë se atentatori e ka qëlluar në këmbë, por u shtir si i vdekur, duke i shpëtuar plumbave të tjerë.

“Unë mbijetova sepse bëra sikur kisha i vdekur. Gjithçka ndodhi papritur kur imami po fliste. Unë isha ulur në dysheme dhe pashë që terroristi po më afrohej. Më qëlloi në këmbë dhe u hoqa sikur kisha vdekur”, është shprehur i riu.

Më tej ai shprehet për mediat e huaja se pasi ka parë që atentatori ka ikur, është hedhur nga dritarja.

 

Të fundit